Ukraina thotë se pajtimi me Rusinë nuk është i mundur ‘në 100 vjet’

Ukraina thotë se pajtimi me Rusinë nuk është i mundur ‘në 100 vjet’

16:02, 26/02/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka thënë se një pajtim midis Moskës dhe Kievit nuk është i mundur në 100 vjet.

“Pajtimi, bashkëpunimi – Jo, jo, në njëqind vitet e ardhshme.

Rusia duhet së pari të ndryshojë, të demokratizohet, çmilitarizohet dhe denuklearizohet”, tha Denys Shmyhal në një intervistë për të përjavshmen gjermane Focus.

Kur u pyet se si Rusia duhet të çarmatoset, Shmyhal renditi sanksione të mëtejshme, refuzimin për të bashkëpunuar me Rusinë, konfiskimin e aseteve ruse dhe ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën si perspektiva.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco