Pas 12 ditësh dëgjohen ende zëra nën rrënoja

Pas 12 ditësh dëgjohen ende zëra nën rrënoja

17:37, 17/02/2023
A+ Aa A-

Tërmetet vdekjeprurëse me qendër në Kahramanmaraş, rrafshuan plotësisht ndërtesat në lagjen Antakya të Hatay-t.

Mirëpo, pas 12 ditësh, në një kompleks pallatesh të shkatërruar në këtë zonë, janë dëgjuar zëra nën rrënoja. Sipas gjasave, bëhet fjalë për 3 persona, por ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet.

‘Ka zëra. Pas 273 orësh kërkime, janë dëgjuar zëra nën rrënoja. Ka akoma shpresë. Mendohet se janë tre anëtarë të familjes Dalyan: Fikret Dalyan, Sema Dalyan, Medina Dalyan.

Fillimisht, zëri u dëgjua përmes një aparati dhe u përsërit përgjatë pesë minutave. Më pas, ekspertët përdorën një pajisje akustike më të ndjeshme.

Sapo vlerësuan situatën, forcat e kërkim-shpëtimit filluan punën sërish. Sesa thellë mund të kenë mbetur nën rrënoja apo sa kohë i duhet ekipit për t’i nxjerrë, nuk është ende e qartë për momentin.’

Enver Kaptanoğlu, gazetar i CNN TÜRK

Deri më tani, ekipet nuk kanë mundur të flasin drejtpërdrejt me njerëzit nën rrënoja, kështu që nuk dihet gjendja e tyre. Megjithatë, mendohet se janë gjallë të tre, pasi reagojnë ndaj thirrjeve të herëpashershme.

Duke qenë në ditën e 12-të pas tërmetit fatal, skuadrat kërkuese janë të vetëdijshme për gjenden serioze shëndetësore të të mbeturve nën rrënoja, ndaj po përpiqen të hapin rrugën sa më shpejt. /A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco