Grenell denoncon skandalin: Biden as nuk e përmendi tërmetin shkatërrues që goditi aleatin tonë të NATO-s

Grenell denoncon skandalin: Biden as nuk e përmendi tërmetin shkatërrues që goditi aleatin tonë të NATO-s

19:29, 08/02/2023
A+ Aa A-

Diplomati i njohur amerikan, këshilltari i ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell, reagoi në median sociale pas fjalimit të presidentit amerikan, Joe Biden.

Sipas Grenell, Biden nuk përmendi tërmetin shkatërrimtar në Turqi.

Ai shkruan se edhe pse stafi e kishte shqyrtuar mundësinë për ta përmendur, Biden vendosi kundër.

“Joe Biden nuk arriti as të përmendte tërmetin shkatërrimtar që goditi aleatin tonë në NATO, Turqinë.

11 mijë njerëz janë vrarë, mijëra janë të zhdukur ose të bllokuar...

Më është thënë se stafi i Shtëpisë së Bardhë kishte shqyrtuar mundësinë për ta përmendur dhe vendosi kundër. Uau! E tmerrshme,” shkruan Grenell në Twitter.

Edhe BBC thekson në analizën e saj se Biden nuk e përmendi në fjalimin e tij për Gjendjen e Vendit tërmetin shkatërrimtar në Turqi dhe Siri.

“Presidenti nuk e përmendi aspak tërmetin e fundit në Siri dhe Turqi- dhe krizën humanitare që po zhvillohet. Në vend të kësaj, fokusi i presidentit u dominua nga shqetësimet e brendshme,” shkruan BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco