Tërmetet vdekjeprurës në Turqi dhe në Siri: 1 miliard dollarë dëm ekonomik

Tërmetet vdekjeprurës në Turqi dhe në Siri: 1 miliard dollarë dëm ekonomik

14:45, 07/02/2023
A+ Aa A-

Mijëra ndërtesa janë shkatërruar dhe mbi 5 mijë viktima janë regjistruar në Turqi dhe Siri pas dy tërmeteve të fuqishëm, të cilët mund të rezultojnë në më shumë se 1 miliard dollarë humbje, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

Tërmeti i parë me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së hënës pranë qytetit të Gaziantep në Turqinë juglindore, me lëkundje vdekjeprurëse që u shtrinë edhe mbi kufirin sirian në provincat e Aleppo, Latakia, Hama dhe Tartus.

Më pak se 12 orë më vonë, një tërmet i dytë me magnitudë 7.7 ndodhi pak më në verilindje, afër qytetit të Kahramanmaraş. Numri zyrtar i kombinuar i të vdekurve në të gjithë Turqinë dhe Sirinë nga të dy tërmetet tashmë ka kaluar 5 mijë, me mijëra të tjerë të plagosur.

Këto shifra pritet të rriten edhe më tej ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë. Tërmeti është një nga më të mëdhenjtë e regjistruar ndonjëherë në Turqinë Jugore, megjithëse rajoni është veçanërisht aktiv sizmik.

Presidenti i Turqisë, Erdogan, i ka përshkruar tërmetet si fatkeqësinë më të madhe të vendit që nga viti 1939, kur tërmeti i Erzincan shkaktoi 33,000 të vdekur dhe rreth 100,000 të plagosur, ndërsa shpalli edhe gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj.

Analistët në USGS kanë sugjeruar se ka një shans prej 78% që dëmet ekonomike të shkojnë mbi 1 miliard dollarë.

Steve Bowen, Shefi i Shkencës në ndërmjetësin e risigurimeve Gallagher Re, tha se një tërmet i krahasueshëm me magnitudë 6.7 çoi në humbje prej rreth 600 milionë dollarësh kur preku të njëjtin rajon në janar 2020.

USGS vëren se popullsia në zonat e goditura nga tërmetet e sotme banon në struktura që janë jashtëzakonisht të cenueshme nga lëkundjet e tërmeteve, megjithëse ekzistojnë disa struktura rezistente.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco