Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Sulmi terrorist në Vjenë, dënohen bashkëpunëtorët, burg përjetë për dy prej tyre

Sulmi terrorist në Vjenë, dënohen bashkëpunëtorët, burg përjetë për dy prej tyre

08:47, 02/02/2023
A+ Aa A-

Katër burra janë dënuar me burgim pasi ndihmuan personin e armatosur që kreu sulmin vdekjeprurës në Vjenë në nëntor të vitit 2020. 20 vjeçari me origjinë shqiptare Kujtim Fejzulai vrau 4 persona dhe plagosi 23 të tjerë në një sulm të armatosur në qendër të Vjenës, përpara se policia ta qëllonte për vdekje.

Dy nga bashkëpunëtorët u dënuam me burgim të përjetshëm ndërsa dy të tjerë me 19 dhe 20 vjet burg. Autori 20-vjeçar, i cili kishte shtetësi austriake dhe maqedonase, ishte radikalizuar në Austri dhe kishte vuajtur 18 muaj burg për përpjekje për t’u bashkuar me grupin xhihadist Shteti Islamik (IS).

Heydayatollah Z, 28 vjeç, ADN-ja e të cilit u gjet në armën e vrasjes kallashnikov dhe jetoi në banesën e vrasësit për disa javë, u dënua me burgim të përjetshëm.
Burak K, 24 vjeç, i cili vizitoi vrasësin disa orë para sulmit, u dënua me 20 vjet burg.
Adam M, i cili pranoi se kishte siguruar një armë për 500 euro, gjithashtu u dënua me burgim të përjetshëm.
Ishaq F, 22 vjeç, i cili ishte në burg me Fejzulai dhe ishte në dijeni se kishte planifikuar për një sulm, u dënua me 19 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco