Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Zëvendëspresidentja e parlamentit gjerman mbërrin në Kiev

Zëvendëspresidentja e parlamentit gjerman mbërrin në Kiev

13:03, 01/02/2023
A+ Aa A-

Zëvendëspresidentja e parlamentit gjerman, ose Bundestagut, ka mbërritur në Kiev , tha ajo në Twitter.

"Kiev. Unë mbërrita këtu sot me tren të natës, "tha Katrin Goering-Eckardt.

 “Ukrainasit po mbrojnë vendin e tyre dhe lirinë tonë të përbashkët. Unë e admiroj guximin e tyre. Në ditët në vijim do të doja të bëja një pamje të rindërtimit, situatës humanitare dhe përditshmërisë së vështirë në terren.”

Udhëtimi i Goering-Eckardt vjen pasi Gjermania konfirmoi javën e kaluar se do të dërgojë një kontigjent të kërkuar prej kohësh të tankeve Leopard 2 në Ukrainë në një shenjë të madhe mbështetjeje për Kievin.

Njoftimi u bë për një moment historik që pasoi javë të tëra  presioni intensiv ndaj  Berlinit nga disa prej aleatëve të tij të NATO-s.

Goering-Eckardt shprehu mbështetjen e saj për vendimin, duke shkruar në Twitter më 24 janar: "#Leopardi u lirua!"

Megjithatë, në rrugët e Gjermanisë, reagimet ishin të ndryshme, me disa qytetarë që thanë për CNN se ishin të shqetësuar se si mund të përshkallëzohet lufta tani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco