Digjen e shkatërrohen prona të diplomatëve italianë në Gjermani dhe Spanjë

Digjen e shkatërrohen prona të diplomatëve italianë në Gjermani dhe Spanjë

13:11, 29/01/2023
A+ Aa A-

Milano - Kryeministrja e Italisë tha në një deklaratë të shtunën se prona diplomatike italiane ishte në shënjestër të vandalëve në Gjermani dhe Spanjë.

Kryeministrja Giorgia Meloni tha se makina e diplomatit Luigi Estero ishte djegur në Berlin, ndërsa konsullata italiane në Barcelonë kishte shkatërrime. Nuk pati raportime për lëndime. Agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se të dy incidentet ndodhën të premten.

Meloni tha se qeveria italiane po ndjek “me shqetësim dhe vëmendje këto raste të reja dhune ndaj funksionarëve dhe misioneve tona diplomatike”.

Dhuna vjen gati dy muaj pas një sulmi me zjarr në shtëpinë e një diplomati italian në Athinë.

Një grup anarkist pak i njohur mori përgjegjësinë, duke e quajtur atë një shfaqje solidariteti për një anarkist militant italian të burgosur, i cili është në grevë urie për kushtet e burgut prej tre muajsh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco