Përfundoi kriza e pengjeve në Gjermani, sulmuesi u plagos, policia zbuloi se çfarë ndodhi në qendrën tregtare

Përfundoi kriza e pengjeve në Gjermani, sulmuesi u plagos, policia zbuloi se çfarë ndodhi në qendrën tregtare

15:04, 10/12/2022
A+ Aa A-

Rreth orës 12:30, policia gjermane arriti të zgjidhë një krizë pengjesh në një qendër tregtare në Dresden, ku një person i armatosur mbante peng një grua dhe një fëmijë.

Bild raporton se një gjerman i armatosur (40) vrau fillimisht nënën e tij (62) në një apartament në lagjen Prohlis të shtunën në mëngjes.

Pas kësaj, ai ka tentuar të depërtojë në radiostacion duke qëlluar në derën e hyrjes, por nuk ka arritur të hyjë në ndërtesë.

Pas kësaj, ai është larguar me një makinë në drejtim të qendrës tregtare, ku është barrikaduar në një dyqan.

Aty ka marrë peng dy persona (një grua dhe një fëmijë). Rreth orës 12:30, forcat speciale të policisë kanë arritur të hyjnë në lokal dhe të mposhtin sulmuesin.

Bild shkruan se sulmuesi ka mbetur i plagosur dhe se pengjet kanë mbetur të padëmtuar.

Për momentin nuk dihen motivet e vrasjes, ndërsa policia po vijon hetimet.

Më herët gjatë ditës së sotme, ajo bllokoi zonën përreth qendrës tregtare dhe u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin zonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco