Blinken: Nëse Putin dëshiron, lufta mund të përfundojë nesër

Blinken: Nëse Putin dëshiron, lufta mund të përfundojë nesër

17:26, 02/12/2022
A+ Aa A-

Sekretari Antony Blinken e quajti të mundshëm dialogun midis Rusisë dhe Ukrainës për përfundimin e armiqësive, nëse Moska është ‘serioze’.

“Nëse ka një qëndrim serioz nga ana e Rusisë, atëherë dialogu është gjithmonë i mundur“, tha ai në një intervistë për kanalin televiziv France 2, raportojnë mediat e huaja.

Ai vuri në dukje se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po kërkon një zgjidhje diplomatike, raportojnë mediat e huaja.

“Presidenti Zelensky ka propozuar planin e tij për një zgjidhje paqësore. Gjithçka varet nga Putini. Ka një rrugëdalje nga konflikti në Ukrainë, por kjo varet tërësisht nga vendimet e marra në Moskë, nga vendimet e presidentit Putin”, tha Blinken.

Sipas Blinken, konflikti në Ukrainë mund të përfundojë nesër, nëse Putini përfundon atë që filloi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco