Këshilltari i Presidentit turk ndërpret intervistën, pyetja e gazetarit suedez që e irritoi

Këshilltari i Presidentit turk ndërpret intervistën, pyetja e gazetarit suedez që e irritoi

09:26, 02/12/2022
A+ Aa A-

Këshilltari i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin ndërpreu ndërpreu intervistën me gazetarin suedez, ku ai e pyeti nëse Turqia është qendër e krimit të organizuar.

Kalin e cilësoi pyetjen e tij si qesharake duke u përgjgigjur dukshëm i mërzitur:

“Kjo është retorika e PKK-së. Retorika e FETO-s, nuk është gazetari e ndershme.’

“Ne kemi dëgjuar këto pretendime shumë herë. Mos të krijohet përshtypja se këto gjëra na trembin.Kjo nuk është gazetari e ndershme.Ju po hidhni akuza të pabaza duke i marrë si të mirëqenë’ vijoi këshilltari i Erdoganit me tone të larta.

“Dhe doni që unë të përgjigjem? Janë pyetje qesharake. Gjithsesi, nuk dua ta vazhdoj këtë. Mund të ndalosh?’ përfundoi Kalin i tërbuar teksa intervista për televizionin shtetëror suedez u ndërpre.

Ky epsidon shënohet në një periudhë kritike për marrëdhëniet Suedi-Turqi, e cila së bashku me Finalndën presin që Ankaraj të miratojë anëtarësim e tyre në NATO.

Kujtojmë se Rexhep Tajip Erdogan ka bllokuar procesin e pranimit të dy vendeve, duke akuzuar Finlandën dhe Suedinë për favorizim ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe aleatëve të saj, të cilat Ankaraja i konsideron organizata terroriste. 

Një "memorandum trepalësh" pasoi në fund të qershorit , me Suedinë që deklaroi se ishte në gjendje të përmbushte të gjitha pikat e saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco