5 viktima nga përplasja e dy anijeve në Kubë

5 viktima nga përplasja e dy anijeve në Kubë

16:42, 30/10/2022
A+ Aa A-

Të paktën pesë persona humbën jetën kur një anije në Kubën veriore me destinacion Shtetet e Bashkuara u përplas me një anije të rojës bregdetare kubane.

Ljami u bë me dije nga mediat shtetërore kubane.

Anija thuhet se u fundos pas aksidentit pranë Baia Honda, rreth dy orë nga kryeqyteti, Havana, raportoi AP.semet -

Një i mitur dhe tre gra ishin në mesin e viktimave, ndërsa 23 persona u shpëtuan.

Zyrtarët kubanë thanë se një hetim për përplasjen është duke u zhvilluar.

Midis tetorit 2021 dhe gushtit 2022, Roja Bregdetare e SHBA-së kapi më shumë se 4600 kubanë që përpiqeshin të arrinin në SHBA me varkë, gati gjashtë herë më shumë se në të gjithë vitin 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco