Prishja e marrëveshjes së grurit ‘shqetëson’ OKB-në, Guterres ndërmerr lëvizjen e papritur

Prishja e marrëveshjes së grurit ‘shqetëson’ OKB-në, Guterres ndërmerr lëvizjen e papritur

16:40, 30/10/2022
A+ Aa A-

Duket se pezullimi i marrëveshjes së grurit nga ana e Rusisë, ka shqetësuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili është shprehur thellësisht i shqetësuar për marrëveshjen e Ukrainës për drithërat e Detit të Zi dhe e ka shtyrë udhëtimin e tij në Algjeri për Samitin e Ligës Arabe me një ditë për t’u fokusuar në këtë çështje, tha të dielën një zëdhënës i OKB-së.

“Sekretari i Përgjithshëm vazhdon të angazhohet në kontakte intensive që synojnë përfundimin e pezullimit rus të pjesëmarrjes në marrëveshje. I njëjti angazhim synon gjithashtu rinovimin dhe zbatimin e plotë të iniciativës për lehtësimin e eksporteve të ushqimeve dhe plehrave nga Ukraina, si dhe heqjen e pengesave të mbetura për eksportet e ushqimeve dhe plehrave ruse”, tha në një deklaratë zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Kujtojmë se ditën e djeshme Rusia u tërhoq nga marrëveshja e eksporteve nga Deti i Zi, marrëveshje e firmosur për t’i dhënë fund krizës ushqimore botërore, pas bllokimit të eksporteve ukrainase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco