Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Koreja e Jugut shpall zi kombëtare për tragjedinë e të rinjve, të mbijetuarit tregojnë për tmerrin

Koreja e Jugut shpall zi kombëtare për tragjedinë e të rinjve, të mbijetuarit tregojnë për tmerrin

13:46, 30/10/2022
A+ Aa A-

Një periudhë zie kombëtare është shpallur në Korenë e Jugut pas një shtypjeje të turmave që festonin Halloëeen të shtunën mbrëma, ku mbetën të vdekur të paktën 153 njerëz u plagosën qindra të tjera në një zona të mbushur me lokale të jetës së natës.

Presidenti i vendit ka urdhëruar një hetim për një nga fatkeqësitë më të rënda të Koresë së Jugut dhe një nga turbullirat më të këqija në botë në dekada.

Të dielën, familjet dhe miqtë vazhdonin të kërkonin me dëshpërim fjalë për të dashurit në qendrat komunitare që ishin hapur për personat e zhdukur.

Deri në mesditë, Ministria e Brendshme tha se të paktën 90% e viktimave ishin identifikuar, kurse pjesa tjetër ishin disa shtetas të huaj dhe adoleshentë që nuk kishin pasur karta identifikimi.

Numri i të plagosurve u vlerësua të dielën deri në 134.

Në Seul, disa familje vajtuan tërë pikëllim në një qendër komunitare pranë distriktit Itaeëon, vendi ku ndodhi incidentit, kur shkuan për të njoftuar për ata që ishin të zhdukur.

Duke shpallur periudhën e zisë, Presidenti Yoon Suk-yeol shprehu ngushëllimet për viktimat, kryesisht adoleshentë dhe të moshave rreth të 20-ave. “Kjo është me të vërtetë tragjike”, tha ai në një deklaratë, duke u shprehur për një shërim të shpejtë shumë të lënduarve. “Një tragjedi dhe fatkeqësi që nuk duhej të kishte ndodhur në zemër të Seulit mbrëmë”.

Tragjedia që u shpalos në rrjetet sociale

Mes përplasjes, shpejt u bë e qartë se një katastrofë po ndodhte pasi mediat sociale u përmbytën me video që tregonin turmën e dendur - dhe më pas shumë skena të trupave të shtrirë në tokë ndërkohë që mjekët e urgjencës dhe të tjerët përpiqeshin dëshpërimisht t'i ringjallin.

Përballë numrit të madh të viktimave, zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje kërkuan nga kalimtarët që t'i ndihmonin ata t’u kryenin CPR të lënduarve në trotuar, mes mbeturinave. Trupat e të vdekurve të shtypur dhe të nëpërkëmbur u rreshtuan në tokë nën batanije dhe qefine të tjera të improvizuara.

Qindra ambulanca, shumë nga jashtë Seulit, u rreshtuan natën jashtë Spitalit Universitar Soonchunhyang, i cili është afër skenës së tragjedisë dhe ku u transportuan shumë nga viktimat.

Rrëmuja ndodhi jo shumë larg hotelit Hamilton, ku turmat e njerëzve u vërsulën në një rrugicë të ngushtë. Vendi i aksidentit u rrethua nga policia dhe u ndriçua nga dritat e kuqe vezulluese.

Të trullosur, disa kalimtarë u ulën në trotuar, duke komunikuar në telefonat e tyre. Të tjerët ngushëlloheshin duke u përqafuar me njëri-tjetrin. Të tjerë akoma, në dukje të pavetëdijshëm për tragjedinë që u kishte ndodhur pothuajse para syve, vazhdonin të festonin.

"Është shumë e trishtueshme, diçka që nuk e prisnim fare. Nuk e kisha menduar kurrë që diçka e tillë mund të ndodhte në Kore, veçanërisht në Itaewon," tha Juyoung Possamai, një brazilian 24-vjeçar që punon në atë zonë si banakier.

"Kam qenë në shumë festa të Halloween në Kore, ka gjithmonë shumë njerëz, por asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Kjo është diçka që nuk do ta harroj kurrë."

Seul, prindërit presin në agoni për fatin e qindra të rinjve të shtypur në turmë

Shtypja vdekjeprurëse në Seul gjatë festës: 151 të vdekur, 82 të plagosur

Udhëheqësit botërorë ndjekin me pikëllim tragjedinë e turmës në Korenë e Jugut

VIDEO/ Pamjet të rënda nga tragjedia gjatë festës në Seul, Kore e Jugut

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco