Përfaqësusi i Putinit: Perëndimi na vodhi pasuritë

Përfaqësusi i Putinit: Perëndimi na vodhi pasuritë

15:10, 24/10/2022
A+ Aa A-

Rusia ka akuzuar vendet perëndimore se “i kanë vjedhur ” rezervat e arit dhe valutës përmes sanksioneve.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me një propozim të Bashkimit Evropian për transferimin e aseteve të ngrira ruse në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: ” Në përgjithësi, një pjesë e madhe e aseteve tona janë vjedhur në thelb nga disa vende perëndimore .”

Sanksionet e paprecedentë perëndimore kanë ngrirë rreth 50 për qind të rezervave të arit dhe valutës së Rusisë, të cilat kapnin vlerën e afro 640 miliardë dollarëve përpara se Moska të dërgonte trupa në Ukrainë më 24 shkurt.

Javën e kaluar, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se Bashkimi do të konsideronte transferimin e rezervave të ngrira ruse në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit tha gjithashtu se presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz nuk tregojnë “asnjë dëshirë” për t’u bashkuar me një ndërmjetësim në bisedimet e paqes për konfliktin në Ukrainë.
“Për sa i përket Macron dhe Soltz, së fundmi ata nuk tregojnë dëshirë për të dëgjuar pozicionin e palës ruse dhe për të marrë pjesë në çdo përpjekje ndërmjetësimi, ” tha Dmitry Peskov.

Në të njëjtën kohë, Peskov vlerësoi ” pozitën e Ankarasë, e cila është shumë e ndryshme nga ajo e Parisit dhe Berlinit “.

” Ankaraja tregon gatishmërinë e saj për të vazhduar përpjekjet ndërmjetësuese ” të cilat u “vlerësuan shumë” nga presidenti rus Vladimir Putin, nënvizoi Peskov.

Anëtari i NATO-s, Turqia, e varur shumë nga gazi dhe nafta ruse , ka luftuar që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës për të ruajtur marrëdhëniet e saj me Ukrainën dhe Rusinë dhe nuk i është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës. Ankaraja luajti një rol kyç në shkëmbimin e të burgosurve të shtatorit midis Rusisë dhe Ukrainës dhe në arritjen e një marrëveshjeje të sponsorizuar nga OKB në korrik midis dy vendeve që lejoi eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi dhe Bosforit.
Turqia priti dy herë përfaqësues rusë dhe ukrainas në mars për bisedimet që dështuan, me të dyja palët që fajësuan njëra-tjetrën për dështimin.

Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan janë takuar vazhdimisht gjatë muajve të fundit.

Presidenti rus propozoi në mesin e tetorit krijimin e një “qendre gazi” në Turqi, një nismë e mbështetur nga Erdogani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco