Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Angli, makina futet mes turmës së njerëzve

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Angli, makina futet mes turmës së njerëzve

15:54, 25/09/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Scunthorpe të Angli, ku një person raportohet të ketë vdekur, ndërsa 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Daily Mail raporton se ngjarja ka ndodhur gjatë një gare me makina, ku një i ri ka humbur kontrollin e automjetit dhe është futur mes turmës së njerëzve.

Deri tani është konfirmuar një i vdekur, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Policia ka vënë në pranga një 17-vjeçar, i cili dyshohet si autor i ngjarjes, ndërsa u ka bërë thirrje të pranishmëve të dërgojnë videot e tyre, nëse kanë, për të kuptuar më mirë se si ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco