VIDEO/Momenti kur dronët kamikazë të rusëve, bombardojnë ndërtesën e administratës në Odesa

VIDEO/Momenti kur dronët kamikazë të rusëve, bombardojnë ndërtesën e administratës në Odesa

11:13, 25/09/2022
A+ Aa A-

Forcat ruse kanë sulmuar sot me dronë kamikazë ndërtesën e administratës, në qendër të qytetit të Odesas.

Madje kjo ndërtesë u bombardua tri herë radhazi me këta dronë, që zakonisht mbushen me eksploziv dhe godasin objektivat e caktuara, transmeton Telegrafi.

E një nga katër dronët është rrëzuar nga mbrojtja kundërajrore e ushtrisë ukrainase, që e vërejti duke iu afruar ndërtesës.

Kujtojmë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka ofruar tri gjëra ushtarëve rusë që dorëzohen dhe nuk duan të luftojnë.

Një prej këtyre tri gjërave është që do të trajtohen sipas ligjeve ndërkombëtare, nuk do të kthehen në Rusi nëse nuk dëshirojnë dhe nuk do të bëhen të ditura rrethanat e dorëzimit të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco