Presidenti Biden sulmon ideologjinë e Trump/ Republikanët: Kërko falje

Presidenti Biden sulmon ideologjinë e Trump/ Republikanët: Kërko falje

09:38, 02/09/2022
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se mbështetësit e axhendës së Donald Trump janë një rrezik për demokracinë. Në një fjalim në Pensilvani, Biden tha se këto forca janë të vendosura për ta kthyer vendin mbrapsht.

Fjalimi me tone të ashpra vjen dy muaj përpara zgjedhjeve të mesmandatit, që pritet të vendosin ekuilibrat e pushtetit në Uashington.

“Për një kohë të gjatë i kemi thënë vetes se demokracia amerikane është e garantuar. Por nuk është kështu. Ne duhet ta mbrojmë atë. Ngrihuni në mbrojtje të saj. Mbrojeni atë. Secili prej nesh,” tha Biden.

Megjithatë fjalimi i tij u ndërpre të paktën dy herë pasi të pranishmit i ranë borive dhe fishkëllyen.

Kurse republikanët thanë se Biden duhet të kërkojë falje. Krye-republikani Kevin McCarthy tha se Biden ka lënduar rëndë shpirtin e Amerikës.

Kongresmeni nga Kalifornia tha se presidenti ka zgjedhur të ‘përçajë, poshtërojë dhe përçmojë bashkëkombasit e tij amerikanë’.

“Pse? Thjesht sepse ata nuk pajtohen me politikat e tij. Ky nuk është lidership,” tha ai.

Fjalimi i Biden vjen në një kohë kur ai ka premtuar unitet, por duket se nuk i shërben kësaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco