Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Lavrov kërcënon Moldavinë: Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullsinë rusishtfolëse në Moldavi dhe Transnistri

Lavrov kërcënon Moldavinë: Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullsinë rusishtfolëse në Moldavi dhe Transnistri

11:43, 01/09/2022
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka paralajmëruar Moldavinë se mund të pësojë fatin e Ukrainës nëse nuk zgjidhet me dialog të drejtëpërdrejtë konflikti në Tiraspol. Kreu i diplomacisë ruse pretendon se Kishinau zyrtar “nuk dëshiron një dialog të drejtpërdrejtë me Tiraspol-in” dhe “po mbështet një zgjidhje jodiplomatike të konfliktit”.

Lavrov-i premtoi gjithashtu se “ai do të bëjë gjithçka për të mbrojtur popullsinë rusishtfolëse të Moldavisë dhe Transnistrisë”. “Të mos harrojmë se në Moldavi, përveç Transnistrisë, është edhe Gagauzia, e cila gjithashtu kërkon një status të veçantë”, deklaroi Lavrov-i.

“Besoj se autoritetet moldave do të veprojnë drejt, nëse heqin dorë nga lojërat gjeopolitike të imponuara nga Perëndimi dhe mendojnë për interesat e qytetarëve, të cilët momentalisht jetojnë të sigurtë”, deklaroi Lavrov.

Në të njëjtën kohë, presidentja e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, tha edhe një herë Kishinau zyrtar dëshiron ta zgjidhë konfliktin në Transnistria, rajonin separatist pro-rus në mënyrë “paqësore” dhe u zotua se do të shkojë në Gagauzia për të biseduar nga afër me njerëzit që protestojnë atje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco