Lajmi i fundit

Zvarritet sërish kërkesa e liderit të opozitës, mungojnë prokurorët

'Dil jashtë, gjuaj!', ushtari rus rrëfen se si e urdhëruan të ekzekutonte civilë të pafajshëm në Ukrainë

'Dil jashtë, gjuaj!', ushtari rus rrëfen se si e urdhëruan të ekzekutonte civilë të pafajshëm në Ukrainë

14:20, 17/08/2022
A+ Aa A-

Akuzat e hedhura ndaj Rusisë për krime lufte kanë qenë të shumta që prej fillimit të luftës, por së fundmi këto krime po pranohen nga ushtarë rusë të penduar që po kërkojnë dorëheqjen.

Reagimi ka ardhur nga një ushtar i ri, i cili ka rrëfyer hapur se si qëlloi për vdekje civilët dhe plaçkiti pasuritë e tyre ndërsa trupat e Vladimir Putin-it pushtonin Ukrainën.

Ai tregoi gjithashtu se si komandantët e tij të fushëbetejës e urdhëruan atë dhe të tjerët të masakrojnë ukrainasit e pafajshëm dhe të plaçkitnin pasurinë e tyre. 

Daniil Frolkin, 21 vjeç, një ushtar rus, i cili kaloi pesë muaj në luftë, pranoi para gazetarëve për median iStories se: “Ne po përpiqeshim të çlironim civilët nga fashizmi”.

Ai shtoi se: “Ne po vrasim civilë dhe nuk ka kuptim të vazhdohet kjo luftë”.

I riu nuk ngurroi të japë detaje për gazetarët se si komandantët e ushtrisë ruse kanë dhënë urdhra të pushkatohen njerëz civilë.

“Këta janë ata që duhen pushkatuar”, na thanë ata. “Kështu që unë shkova dhe i qëllova. Urdhri u dha nga nënkoloneli Andrey Prokurat”. Përveç Prokuratit, ai identifikoi si urdhërues edhe kolonelin Azatbek Omurbekov, i njohur tashmë si “Kasapi i Buçës”, forcat e të cilit akuzohen se kanë përdhunuar shumë gra dhe vajza.

Përpos vrasjeve e përdhunimeve, ushtarët rusë janë urdhëruar edhe të plaçkisin ukrainasit si dhe të dëmtojnë mjetet e tyre të identifikimit apo të konfiskonin telefonat.

“Ata na thanë ikni jashtë, gjuani dhe shkatërrojini telefonat dhe dokumentet e tyre”, ka thënë ushtari 21- vjeçar.

Ai tregoi se si kishte kërkuar një rrugëdalje nga ushtria makabre e Putin-it, por fillimisht pa dobi.

I riu tregoi se si një komandant plaçkiti frigoriferë, rroba nga Ukraina, duke dërguar ngarkesa kamioni me mallra të vjedhura në Bjellorusi.

“Ne nuk e dinim kundër kujt po luftonim, ndoshta kundër ushtrisë ukrainase, por ata nuk janë nazistë, ata janë sllavë si ne…”, ka deklaruar ai.

“Kur biseduam me vendasit në fshatra ata na thanë se: “Nuk kemi pasur kurrë nazistë”. Ata ishin kryesisht pensionistë që ishin zhvendosur në Ukrainë nga Rusia, tha ushtari i penduar.

I penduari rrëfeu në mënyrë dramatike para gazetarëve:

“Unë, një ushtarak nga njësia ushtarake 51460, tetar roje Daniil Andreyevich Frolkin, pranoj fajin për të gjitha krimet që kam kryer në Andriivka”. Ai këmbënguli se “komandantët rusë kryejnë krime lufte për të fituar medalje dhe për të kënaqur eprorët e tyre”. Gjithashtu, ushtari rus pranoi se kishte vjedhur një telefon nga një ukrainas dhe më pas iu kishte bërë fotografi ushtarëve rusë. Ky telefon u gjet më vonë pasi rusët u tërhoqën dhe përmban prova sensacionale të dorës së parë të krimeve të luftës nga forcat e Putin-it.

Ai shënjestroi komandantët rusë të lidhur me Brigadën 64 të Pushkës së Motorizuar, për të cilët tha se ishin fajtorë për krime lufte.

I riu pretendoi se koloneli falsifikoi operacione të suksesshme për t’u bërë përshtypje shefave të mbrojtjes.

Ai u fsheh në bunkier, teksa dërgonte trupat e tij drejt rrezikut në vijën e parë të luftimeve.

“Kur qëndruam në Andreevka, ai u fsheh në bunkier gjatë gjithë kohës”, tha Frolkin. “Ne nuk trajtoheshim si njerëz, thjesht na hodhën në drejt zjarrit”. Frolkin, nga rajoni Altai në Siberi, akuzoi shefin e inteligjencës, nënkolonelin Denis Romanenko, për dërgimin e forcave të tij drejt vdekjes dhe kërkoi një hetim ndaj komandantëve të tjerë. “Ju lutemi ndëshkoni këta komandantë,” tha ai, duke thënë se kishte dalë publikisht me shpresën për të nisur veprime kundër tyre dhe për t’i dërguar ata pas hekurave.

Frolkin pretendoi se një civil që ai vrau u kishte transmetuar ukrainasve detaje të vendndodhjes ushtarake ruse. “Ne kishim 18 të plagosur për shkak të tij, një i plagosur rëndë me top”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco