Stuhitë e fuqishme godasin Kanadanë, të paktën 4 të vdekur, afro 1 milionë shtëpi mbesin pa energji elektrike

Stuhitë e fuqishme godasin Kanadanë, të paktën 4 të vdekur, afro 1 milionë shtëpi mbesin pa energji elektrike

17:51, 22/05/2022
A+ Aa A-

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe rreth 900 mijë shtëpi janë lënë pa energji elektrike pas stuhive të forta që kanë goditur provincat lindore Ontarios dhe Quebec në Kanada.

Policia e Ontarios tha se tre persona vdiqën dhe të tjerë u lënduan për shkak të stuhive.

Imazhet e postuara në mediat sociale nga e gjithë provinca treguan mbeturina të shpërndara dhe pemë të rrëzuara që dëmtuan shtëpitë dhe makinat.

Një burrë u vra kur një pemë ra në rimorkio ku po qëndronte të shtunën.

Ndërkohë, sipas Policisë Rajonale Peel, një grua rreth të 70-ave u vra pasi u godit nga një pemë në qytetin Brampton.

Stuhia ishte mjaft e fortë që Environment Canada të lëshonte sinjalizime urgjente ndërhyrëse të transmetimit që shkonin në stacione televizive dhe radio dhe telefona celularë.

Kryetari i bashkisë së Otavës Jim Ëatson tha se stafi ‘po vlerësonte dëmet dhe kërcënimet në terren’.

Sipas Environment Canada, në qytetin Kitchener, Ontario, u regjistruan erëra deri në 132 km/h, ndërsa në Toronto dhe Otava u vunë re shpërthime të erës deri në 120 km/h.

Autoritetet kanadeze kanë thënë se ndonëse erërat me shpejtësi të tilla nuk janë aq të rralla, stuhia ishte e pazakontë në atë që mbulonte një zonë kaq të madhe gjeografike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco