VIDEO/ Droni ukrainas ‘Bajrakatar’ shkatërron dy anije të tjera ruse

17:12, 02/05/2022
A+ Aa A-

Rusia vijon të pësojë humbje ushtarake, pasi një dron ukrainas ka shkatërruar dy anije ruse në Detin e Zi, sipas shefit ushtarak të Ukrainës.

“Dy anije ruse të llojit Raptor u shkatërruan mëngjesin e sotëm pranë ishullit të Gjarprit”, tha shefi i Përgjithshëm, Valeriy Zaluzhniy, raporton Dailymail.

Pamjet e paverifikuara të dronit të publikuara nga ushtria ukrainase duket se tregojnë dy anije që janë shënjestruar nga raketat nga ajri derisa po patrullonin në Detin e Zi.

Droni raportohet të ketë qenë Bayraktar.

Moska ende nuk i është përgjigjur këtij sulmi. Vlen të përmendet se disa javë më parë Ukraina shkatërroi anijen e njohur ruse, Moskva, që njihej si krenaria e flotës kundërshtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco