Pretendimi bombë: Zbulohet sekreti që Putin e fsheh prej 7 vitesh

Pretendimi bombë: Zbulohet sekreti që Putin e fsheh prej 7 vitesh

10:20, 02/05/2022
A+ Aa A-

Një pretendim bombë nga mediat zviceriane ka dalë së fundmi për Alina Kabaeva, gjimnastja e njohur gjerësisht si e dashura e presidentit rus Vladimir Putinit.

Sipas gazetës zviceriane Sonntagszeitung, Kabaeva është nëna e dy djemve dhe babai i tyre është Putin.

I pari nga fëmijët ka lindur në vitin 2015 në një klinike private luksoze në Zvicër, sipas gazetës zviceriane.

Gazeta pretendon gjithashtu se Kabaeva e cila dyshohet se ka lindur një djalë tjetër në vitin 2019 në Moskë, por që u sollën specialist nga klinika në fjalë.

Një burim të cilin gazeta e ka mbajtur të fshehtë është shprehur se Putin është babai i fëmijëve të Alinas, ajo nuk kishte asnjë lidhje tjetër pasi do të ishte shumë e rrezikshme.

Sipas të njejtit burim meqënëse Putin nuk ishte i pranishëm në lindjen e parë të të dashurës së tij, ai mori vendimin që lindja e djalit të dytë të tij të jetë në Moskë.

Edhe pse pretendimet se Kabaeva dhe Putin kanë fëmijë që ia kanë fshehur të gjithëve është bërë prej vitesh, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë çështje.

Pak kohë më parë lajmi se Kabaeva qëndronte në një shtëpi private në Zvicër menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë, ngjalli shumë revoltë.

Shumë njerëz iu drejtuan qeverisë zvicerane me peticione ose thirrje në rrjetet sociale të cilët kërkonin largimin e Kabaevës nga Zvicra.

Fushata, e cila filloi me një peticion të publikuar në Change.org në gjermanisht, frëngjisht dhe anglisht, deri më tani ka marrë 55 mijë firma.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco