I riu nga Kina izolon veten në makinë, sepse dyshonte se kishte Covid

I riu nga Kina izolon veten në makinë, sepse dyshonte se kishte Covid

09:30, 02/05/2022
A+ Aa A-

Një burrë i bindur se ishte infektuar me Covid mbylli makinën e tij me shirit dhe qëndroi brenda për dhjetë orë pa hapur as dritaren. Banori i Pekinit i bindur se ishte pozitiv me Covid hipi në makinën e tij të bardhë dhe nuk lëvizi deri në orën 22:00, pavarësisht se nuk u testua kurrë për virusin.

“E dija se shanset e mia për t’u infektuar janë shumë të larta, kështu që u përpoqa të shmang kontaktin me këdo për të shmangur problemet me të tjerët. Menjëherë pasi mora vesh këtë, qëndrova në makinën time pa hapur as dritaren. Kjo ishte ajo që duhet të bëja për shëndetin publik”

Ndërkohë makinën e tij ai e mbuloi me shirita ngjitës që i referohen Covid-it. Por rreth orës 17:00 ai porositi ushqim në KFC, por nuk u largua shumë nga makina për ta marrë. Burri tha:

“Ngjitëset qeveritare të mbetura në automjet tregonin datën dhe këshillonin njerëzit të qëndronin larg

Ishte një dërgesë pa kontakt. Dërguesi ma vuri ushqimin buzë rrugës dhe unë shkova ta marr pasi ai u largua”.

Pekini, me dhjetëra infeksione ditore nuk është mbyllur zyrtarisht. Më shumë se 300 raste të transmetuara në nivel lokal janë regjistruar që nga 22 prilli. Por të dielën kryeqyteti shtrëngoi rregullat e distancimit shoqëror dhe nisi një raund të ri testimesh masive në rrethin e tij më të populluar dhe më të goditur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco