VIDEO/ ‘Kundër masave anti-Covid’/ Trazira dhe kaos në Amsterdam, qentë sulmojnë protestuesit

VIDEO/ ‘Kundër masave anti-Covid’/ Trazira dhe kaos në Amsterdam, qentë sulmojnë protestuesit

16:32, 03/01/2022
A+ Aa A-

Janë përshkallëzuar në orët e fundit protestat anti-Covid që kanë përfshirë Holandën.

Mijëra qytetarë të mbledhur në Amsterdam janë bërë bashkë, duke dalë kundër masave anti-Covid të vendosura nga qeveria holandeze.

Por protesta është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve. Në rrjetet sociale qarkullojnë video ku shihet edhe ndërhyrja e policisë duke u kthyer në një shesh beteje me qytetarët.

Tronditës është edhe fakti pasi në video shihet se policia ka përdorur qentë për të shpërndarë turmën, ku shihet se ata janë lëshuar dhe kanë kafshuar një protestues.

Kjo situatë tensionuese erdhi si pasojë e heqjes dorë nga autoritetet lokale mbi kontrollin e protestës duke lëshuar policinë mbi protestuesit.

Pavarësisht se ishte lëshuar edhe një urdhër për shpërndarjen e turmës, kjo nuk u pranua nga protestuesit ndaj të cilëve policia tentoi t’i shpërndajë me forcë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco