Kritikohet ashpër në rrjete sociale: 20-vjeçarja martohet me të dashurin që e deformoi me acid

Kritikohet ashpër në rrjete sociale: 20-vjeçarja martohet me të dashurin që e deformoi me acid

07:53, 25/12/2021
A+ Aa A-

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2019 në provincën turke të Hatay, kur 23 vjeçari Kasim Ozan Celtic sulmoi me acid, 20 vjeçaren Berfin Ozek pas ndarjes së tyre.

Madje pak para sulmit autori e kishte kërcënuar viktimën.

Pas sulmit 20 vjeçarja u deformua në fytyrë dhe humbi 70% të shikimit nga syri i djathtë.

Autori u dënua me 13 vjet e gjashtë muaj burg, por për shkak të ndryshimit të ligjit dhe për shkak të pandemisë ai u lirua më herët me kushte shumë shtrënguese.

Sipas mediave turke, pas arrestimit, autori e ka “bombarduar” viktimën me mesazhe dashurie dhe i ka kërkuar 20-vjeçares që ta falte.

Menjëherë pas lirimit në ditët e para të dhjetorit, autori i ka propozuar për martesë, viktimës dhe ajo ka pranuar. 

Babai i vajzës, Yasar Ozek, tha për martesën e vajzës së tij : “Ajo u martua pa e ditur ne. Kam luftuar për të për vite me radhë dhe gjithçka paska qenë e kotë”.

Avokati i 23-vjeçarit deklaroi se lirimi i autorit nuk kishte të bënte me martesën e tij dhe se nëse ligji nuk ndryshohej për shkak të pandemisë, ai do të vuante normalisht dënimin.

Çifti është kritikuar ashpër në rrjetet sociale por ata po mbajnë një profil të ulët, të paktën tani për tani. 

Pas dasmës, shumë përdorues të internetit e kritikuan ashpër vajzën e re për vendimin e saj për të bashkuar jetën me burrin që e deformoi.

“Nëse më pyesin kush është mashkulli më budalla në botë, do të përgjigjem duke i vënë emrin e kësaj femre' shkruan një përdorues i rrjeteve sociale.

 “Herën tjetër ky burrë do ta gërvisht të gjallë”, ka shkruar një përdorues tjetër.

Ndërsa një tjetër komentoi:“Falja e saj nuk duhet ta pengojë atë të ndëshkohet. Është për të ardhur keq, shpresoj të mos ndodhë, por kjo martesë do të përfundojë për një deri në dy muaj dhe gruaja fatkeqe do të mbetet me dhunën që ka përjetuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco