Tragjedi në ujërat greke / Mbyten tre anije me emigrantë, dhjetëra të vdekur

Tragjedi në ujërat greke / Mbyten tre anije me emigrantë, dhjetëra të vdekur

07:22, 25/12/2021
A+ Aa A-

Autoritetet portuale dhe ushtria greke janë në gatishmëri pas mbytjeve të tre anijve me emigrantë brenda tre ditëve.

Deri më tani numri i viktimave në brigjet greke është 30.

Vetëm në ngjarjen e fundit tragjike në Paros numri i viktimave është 16 deri mëngjesin e sotëm të Krishtlindjes.

Siç theksojnë për protothema.gr burime në Ministrinë e Transportit dhe Politikës së Ishullit, kushtet e motit kanë qenë të mira dhe nuk justifikojnë përfundimin tragjik të asnjë prej këtyre incidenteve.

Të njëjtat burime besojnë se do të ketë edhe flukse të tjera të emigrantëve të paligjshëm pasi sipas mediave greke Erdogan po dërgon mesazhe paralajmëruese për Greqinë dhe Evropën.

Tre incidentet janë si më poshtë:

-E mërkurë, 22 dhjetor 2021, incidenti i parë, në Folegandros, ku u regjistruan 3 viktima. Vetë emigrantët që ndodheshin në skaf raportuan në fillim dëmtime mekanike dhe pak më vonë raportuan edhe prurje uji. Asnjëri prej tyre nuk kishte veshur jelek shpëtimi, 

E enjte, 23 dhjetor. , 2021 shënohet një incident i ri. Këtë herë në Antikythera. 90 persona u shpëtuan ndërsa 11 humbën jetën. 

 E premte, 24 dhjetor, ora 21.00, Paros. Sërish një numër i panjohur pasagjerësh në varkën e cila u përmbys. Deri në mesnatë, 63 persona janë shpëtuar, por u regjistruan 16 viktima.

Të tre varkat kishin lundruar nga Turqia dhe mendohej se kishin destinacion Italinë.

 Në vitin 2021 në total, në shtetin fqinj, Greqi  janë kryer më shumë se 1,450 operacione kërkim-shpëtimi dhe më shumë se 29,000 njerëz janë shpëtuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti25/12/2021 20:02

Tre veta per cdo anije paskan qene

Shto koment

Denonco