Bota do t’i bjerë këmbanave të një Krishtlindjeje tjetër pandemike

Bota do t’i bjerë këmbanave të një Krishtlindjeje tjetër pandemike

09:34, 24/12/2021
A+ Aa A-

Përhapja e Omicron ka paralajmëruar një tjetër Krishtlindje me ngjyrë pandemie për miliarda njerëz, me ardhjen e Babagjyshit dhe takimet e shumëpritura familjare të lëna në hije nga mundësia e kufizimeve të tjera Covid.

Shakatë festive rreth drerëve që kanë "imunitet tufe" dhe milionave të izoluar "të vetëm në shtëpi" mund të jenë të holla, por shfaqja e variantit ultra-infektiv Omicron do të thotë se pandemia nuk po ikën askund.

Për të dytin vit radhazi, infeksionet në rritje kanë komplikuar planet që nga Sidnei në Sevilje.

Në Betlehem -- qyteti që të krishterët besojnë se ishte vendlindja e Jezusit – ku hotelierët prisnin një fluks turistësh janë zhgënjyer. Pas një bllokimi pothuajse total të pandemisë vitin e kaluar, kufijtë e Izraelit janë përsëri të mbyllur.

Edhe këtë vit, ashtu si mesha e kaluar, mesha e mesnatës në qytet në prag të Krishtlindjeve do të rezervohet për një rreth të vogël njerëzish vetëm me ftesë.

Në Evropë, qeveritë po riimponojnë masa sigurie që shkaktojnë mjerim, të cilat po e shterrojnë argëtimin nga Krishtlindjet për shumë njerëz.

Holanda është kthyer në izolim ndërsa Spanja dhe Italia e kanë bërë të detyrueshëm mbajtjen e maskave jashtë.

Dhe me Mbretërinë e Bashkuar që regjistroi një numër rekord të lartë të infeksioneve Covid-19 të enjten, kryeministri britanik Boris Johnson sugjeroi marrjen e një vaksine përforcuese si dhuratë për Krishtlindje për të afërmit.

'Pjesë e shpresës'

Megjithatë, takimet e Krishtlindjeve do të jenë më të lehta se një vit më parë në shumë vende të tjera anembanë botës.

Shumica e australianëve lejohen të udhëtojnë ndër shtetet gjatë pushimeve festive për herë të parë në dy vjet, duke sjellë një prekje të shkëlqimit të Krishtlindjeve edhe pse shifrat e rasteve arritën rekord.

"Ne të gjithë kemi parë skena prekëse të njerëzve në aeroporte pas muajsh ndarjeje," tha kryepeshkopi katolik i Sidneit Anthony Fisher në mesazhin e tij për Krishtlindje.

"Në kohë kaq të errëta, Krishtlindjet janë një rreze drite, një copëz shprese."

Dhe Papa Françesku e ka të planifikuar ende, që ta mbajë meshën tradicionale të mesnatës së Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Miliona amerikanë janë gjithashtu në lëvizje gjatë ditëve të udhëtimit të ngarkuar përpara Krishtlindjeve, edhe pse infeksionet Covid me Omicron e tejkaluan kulmin e valës Delta dhe spitaleve u mungon hapësira për pacientët.

Megjithatë, mijëra prej tyre do të përballen me një fundjavë të zymtë pushimi, me kompaninë kryesore United që anuloi 120 fluturime sepse numrat e infeksionit kishin ndikuar në ekuipazhet e fluturimit dhe operacionet e tjera.

Operacioni “Hedhja e dhuratave”

Por ankthi i lindur nga një krizë në dukje e pafundme, radhët e gjata të testimit, fluturimet e anuluara dhe njoftimet e kontaktit të ngushtë nuk do ta pengojnë Babadimrin të bëjë xhiron e tij në hapësirat ajrore të disa shteteve.

Përhapësi i gëzimit të festave thuhet se është lejuar për të udhëtuar në hapësirën ajrore të Kanadasë pasi ka treguar çertifikatën e vaksinimit dhe një test negativ para fluturimit për Covid, tha Ministri i Transportit i Otavës.

Ekuipazhi i fluturimit të Babagjyshit – përfshirë drerin Rudolf, "hunda e të cilit shkëlqeu e kuqe dhe e ndritshme pasi u sigurua që të mos kishte simptoma të Covid para se të ngrihej" – gjithashtu është lejuar të ngrihetj.

Edhe autoritetet australiane thanë se po punonin gjatë gjithë orarit për të siguruar që "Operacioni Present Drop" të shkonte pa probleme. "Ai është i lejuar të fluturojë në lartësinë 500 këmbë, në mënyrë që të mund të kalojë çatitë dhe të dorëzojë dhuratat e tij shpejt dhe në heshtje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco