Konfirmohen 3 rastet e para me Covid te drerët e egër në Kanada

Konfirmohen 3 rastet e para me Covid te drerët e egër në Kanada

09:17, 05/12/2021
A+ Aa A-

Kanadaja ka konfirmuar rastet e para të koronavirusit në jetën e egër, pasi tre drerë rezultuan pozitivë me Covid.

Qendra Kombëtare për Sëmundjet e Kafshëve të Huaja tha se mostrat u mblodhën në fillim të nëntorit nga kafshët në rajonin Estrie të Quebec përgjatë kufirit me Shtetet e Bashkuara.

“Të tre drerët nuk patën asnjë shenjë klinike të sëmundjes dhe ishin të gjithë mirë,” tha agjencia në një deklaratë.

Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve u njoftua më 1 dhjetor, shtoi ajo.

Ka informacion të kufizuar për kafshët dhe Covid-19.

Autoritetet kërkuan përdorimin e maskave rreth drerëve të egër, ndërsa ata "vazhdojnë të monitorojnë dhe vlerësojnë implikimet e mundshme të virusit në jetën e egër kanadeze".

Virusi ka infektuar më parë lloje të shumta kafshësh në mbarë botën si macet, qentë, dhe kafshët e kopshtit zoologjik.

Shtetet e Bashkuara raportuan kohët e fundit prova të përhapjes së Covid nga njerëzit te dreri i egër me bisht të bardhë,i cili u përhap më pas midis drerëve.

Por nuk ka pasur asnjë transmetim të njohur nga dreri te njerëzit.

Rasti i parë i Covid-19 u zbulua në një treg kafshësh në Wuhan të Kinës, ku shiteshin kafshë të egra dhe shtëpiake. Besohet se e ka origjinën nga një kafshë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco