Terrorizmi, Di Maio: Italia në vijën e frontit, me SHBA do lancojmë platformë kundër ISIS

Terrorizmi, Di Maio: Italia në vijën e frontit, me SHBA do lancojmë platformë kundër ISIS

18:53, 14/11/2021
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Italisë është shprehur se shteti italian nuk po bën hapa mbrapa në luftën kundër ISIS-it dhe terrorizmit por ndodhet në vijën e frontit.

Ai tha se në dhjetor do të lancohet ‘platforma’ për luftën kundër terrorizmit në Afrikë bashkë me SHBA-të.

“Italia nuk po bën hapa mbrapa në luftën kundër ISIS-it dhe terrorizmit. Ne po japim gjithçka në këtë front, dhe këtë e dëshmon takimi i koalicionit anti-Daesh, që organizuam për herë të parë në Itali, në qershor dhe të cilin e bashkëkryesova me kolegun tim amerikan Tony Blinken.

Në dhjetor do të hapim ‘platformën’ për luftën kundër terrorizmit ”- tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco