Tërmeti me fuqi 6.5 ballë godet jugun e Iranit

Tërmeti me fuqi 6.5 ballë godet jugun e Iranit

17:11, 14/11/2021
A+ Aa A-

Pjesa jugore e Iranit është goditur nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6,5 shkallë të Rihterit, ka bërë të ditur qendra sizmologjike në Evropë.

Epiqendra e tërmetit ishte 47 kilometra në jugperëndim nga qyteti Bandar e-Abbas, në një thellësi prej rreth 10 kilometra.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, mirëpo lëkundjet janë ndjerë edhe në shtetet fqinje.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos kaplohen nga paniku dhe të shmangin zonat ku ka objekte më të larta. Kjo sepse ka rrezik të shemben ndërtesat nga lëkundjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco