‘Po gërmojmë varret tona’/ Sekretari i OKB: Varësia ndaj lëndëve djegëse po e shtyn njerëzimin në greminë

‘Po gërmojmë varret tona’/ Sekretari i OKB: Varësia ndaj lëndëve djegëse po e shtyn njerëzimin në greminë

15:40, 01/11/2021
A+ Aa A-

Ka nisur ditën e sotme Samiti i Klimës COP26. Sekretari i OKB-së,  Antonio Guterres kritikoi mungesën e besueshmërisë në lidhje me reduktimin e emetimeve dhe objektivat zero.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së theksoi se “sirenat” tashmë po bien dhe planeti ynë po na tregon diçka. Ai gjithashtu i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të ofrojë më shumë ndihmë – pavarësisht nëse ka lidhje me klimën apo jo për botën në zhvillim.

Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi “ushtrinë e veprimit të pandërprerë të klimës”, e cila drejtohet nga të rinjtë dhe kërkon veprim.

“Ju siguroj se nuk do të shkojnë askund nëse nuk ia dalin.Varësia jonë ndaj lëndëve djegëse fosile po e shtyn njerëzimin në greminë. Ne jemi përballë një zgjedhjeje të vështirë: ose do ta ndalojmë atë  ose do të na ndalojë ne. Është koha për të thënë ‘mjaft’. Ne duhet të ndalojmë së “vrarë” veten me qymyr. Mos e trajtoni natyrën si një tualet. Mjaft me djegiet, shpimet dhe gërmimet. Ne po gërmojmë varret tona në këtë mënyrë,” tha Sekretari i Përgjithshëm.

 

Ai iu referua gjithashtu një raporti të fundit të OKB-së, sipas të cilit angazhimet aktuale për të reduktuar emetimet e gazeve serrë po e çojnë matematikisht planetin në një rritje mesatare të temperaturës prej 2.7 ° C këtë shekull.

“Edhe në skenarin më të mirë, temperaturat do të rriten shumë mbi 2°C. Të rinjtë e dinë këtë. Çdo vend e sheh atë. Vendet e vogla në zhvillim – dhe ato të tjera të cenueshme tashmë po e jetojnë atë. Për ta, dështimi nuk është një opsion. Dështimi është dënim me vdekje”.

Së fundi, ai tha se qëllimi i uljes së ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale duhet të mbahet “gjallë” dhe bëri thirrje për veprime vendimtare për të reduktuar emetimet globale me 45% deri në vitin 2030.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco