VIDEO/ Lot e përqafime, Australia hap kufijtë pas 19 muajsh

VIDEO/ Lot e përqafime, Australia hap kufijtë pas 19 muajsh

14:56, 01/11/2021
A+ Aa A-

Prej gati 19 muajsh mbylljeje si pasojë e politikave të ashpra ndaj pandemisë, Australia hapi kufijtë.

Miq e të afërm arritën të takoheshin, duke shpërthyer kështu në lot e përqafime në aeroportin e Sidnei-t.

Vetëm personat të cilët ishin të vaksinuar mund të takoheshin. Me miliona australianë tani janë të lirë të udhëtojnë pa leje apo pa nevojë që t’i nënshtrohen karantinës kur të kthehen në Australi.

Pasagjerët e udhëtimeve nga Singapori dhe Los Anxhelos, mbërritën në Sidnei në mëngjesin e së hënës, të mirëpritur nga familjarë dhe miq që nuk i kanë parë për disa muaj.

“Pak me frikë dhe gëzim, kam ardhur në shtëpi për të takuar nënën, sepse ajo nuk është mirë”, tha  një qytetar.

Kufizimet e ashpra nuk i lejuan australianëve që të merrnin pjesë në organizime të ndryshme, përfshire dasma dhe funerale, e as të shiheshin nga afër me miq e të afërm. Përhapja e variantit Delta, e mbajti nën izolim të rreptë. Megjithatë, numri i të infektuarve me Covid-19, në Austali është shumë më i vogël sesa i vendeve të tjera, duke regjistruar kështu 170.000 infektime dhe 1,743 viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco