VIDEO/ Truprojat e Jair Bolsonaro në Romë dhunojnë gazetarët brazilianë në samitin e G20

VIDEO/ Truprojat e Jair Bolsonaro në Romë dhunojnë gazetarët brazilianë në samitin e G20

09:49, 01/11/2021
A+ Aa A-

Pretendimet vijnë pasi protestuesit në samitin e G20 kritikuan Presidentin e Brazilit, Bolsonaro, për përgjigjen ndaj Covid.

Truprojat e sigurisë së Presidentit brazilian Jair Bolsonaro dyshohet se kanë përdorur dhunë ndaj gazetarëve brazilianë që mbulonin udhëtimin e tij në Romë për takimin e G20, raportuan mediat lokale.

Sulmet që dyshohen kundër reporterëve brazilianë, të cilët Bolsonaro i ka akuzuar prej kohësh se e trajtojnë atë në mënyrë të padrejtë dhe botojnë lajme të gënjeshtërta, krijuan një fundjavë të zymtë për presidentin e krahut të djathtë.

Videot nga ngjarjet e G20 të dielën e shfaqnin atë si një figurë të izoluar, që nuk ishte pjesë e fotos së bërë në shatërvanin Trevi me liderët botërorë.

Në rrugët e Romës, ai u kritikua me zë të lartë për trajtimin e tij ndaj pandemisë brutale të vendit, me kritikët që e quanin atë "gjenocid".

Më shumë se 600,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Brazil, numri i dytë më i lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara. Bolsonaro ka vënë në dyshim ashpërsinë e virusit, ka shmangur bllokimet, ka mbjellë dyshime për vaksinat dhe ka nxitur kura të paprovuara. Një panel i senatit brazilian ka rekomanduar që ai të paditet për nëntë krime që lidhen me trajtimin e tij të pandemisë, duke përfshirë krimet kundër njerëzimit.

Gazeta “O Globo” raportoi akuza se gazetari televiziv Leonardo Monteiro i “TV Globo” u godit me grusht në bark dhe u shty nga sigurimi i Bolsonaro pasi e pyeti Presidentin pse nuk mori pjesë në ndonjë aktivitete të G20 të dielën.

Një video e marrë nga gazetari i UOL-it, Jamil Chade, tregon skena kaotike me truprojat e sigurisë që shtyjnë shtypin dhe mbështetësit e Bolsonaro që brohorasin për abuzimin e gazetarëve.

Nuk ishte e qartë nëse oficerët e sigurisë ishin brazilianë apo italianë. “O Globo” raportoi se italianëve iu dha detyra për sigurinë e Bolsonaro. Zyra e Presidentit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment mbi dhunën e supozuar ose pse ai mungonte në foton e liderëve. Ekipi i shtypit i G20 gjithashtu nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave.

“Globo dënon ashpër agresionin kundër korrespondentit të tij Leonardo Monteiro dhe kolegëve të tjerë në Romë dhe kërkon një vlerësim të plotë të përgjegjësive”, tha TV Globo në një deklaratë.

Videot nga ngjarjet e G20 tregojnë se Bolsonaro duket i izoluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco