Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kryetari i PS Dumani dhe kryeprokurori Rama

VIDEO virale/ Kaos në aeroportin e Zakinthos, Policia greke tërheq zvarrë emigrantët kubanë

VIDEO virale/ Kaos në aeroportin e Zakinthos, Policia greke tërheq zvarrë emigrantët kubanë

13:40, 29/10/2021
A+ Aa A-

Qindra emigrantë kubanë ka mbërritur në aeroportin e Zakinthosit (Greqi) nga Rusia duke besuar se do të largoheshin nga ishulli pa vizë për në Evropë.

Sipas një video në aeroport, Policia greke thërret emigrantët kubanë të ulur në tokë që të vijnë për një kontroll.

Në gjendje ankthi ata nuk ngrihen nga frika.

Mes kubanëve të mbledhur kishte dhe gra shtatzënë shkruajnë meidat greke.

Në këtë mjedis të zymtë në video shihet që presioni rritet dhe policia greke tërheq zvarrë emigrantët për të parë nëse ata kanë dokumenta ligjorë për të hyrë në një vend tjetër.

Deri më tani janë arrestuar 91 emigrantë kubanë nga autoritetet greke.

Emigrantët kubanë kishin informacione se kontrollet në aeroportin e Zakinthos ishin të lehta, pasi bashkatdhetarët e tjerë ia kishin dalë.

Në Itali ata synonin të kërkonin azil dhe të largoheshin përgjithmonë nga Kuba, ku protestat antiqeveritare vazhdojnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco