Rezidenca në Majami e 'Njeriut me shenjë' Al Capone, shitet për 15.5 mln dollarë

Rezidenca në Majami e 'Njeriut me shenjë' Al Capone, shitet për 15.5 mln dollarë

14:55, 06/10/2021
A+ Aa A-

Majami -  Rezidenca në Majami e Al Capone, dikur e paracaktuar të shkatërrohej, sapo u shit për 15,5 milionë dollarë.

"Miami Herald" raportoi të martën se shtëpia iu shit kompanisë “93 Palm Residence LLC”, e menaxhuar nga llogaritari i Coral Gables, Toni Alam.

Capone, "Scarface" në origjinal, e bleu shtëpinë në breg të ujit për 40,000 dollarë në vitin 1928. Ai vdiq atje në 1947 nga një atak në zemër

Zhvilluesi Todd Michael Glaser dhe partneri Nelson Gonzalez, Zv.President i “Berkshire Hathaway HomeServices EWM” e blenë rezidencën në gusht për 10.75 milion dollarë me planin për ta prishur atë dhe për ta zëvendësuar me një projekt më modern.

Por mbrojtësit, konservuesit e pronës në Miami Beach nuk i pranuan planet e tyre.

Glaser e krahasoi ofertën që iu bë me një biletë llotarie fituese. "Nëse dikush ju thotë se dëshiron t'ju japë një biletë lotarie prej 5 milionë dollarësh, natyrisht që do ta merrni ," tha Glaser.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco