Rastet me Covid në Poloni u rritën me 70% në javë

Rastet me Covid në Poloni u rritën me 70% në javë

14:13, 06/10/2021
A+ Aa A-

Rastet e përditshme me Covid-19 në Poloni janë rritur me rreth 70% javën e kaluar, duke arritur në më shumë se 2000 dhe një ministër paralajmëroi se të dhënat janë një ‘dritë e kuqe që flakëriu shumë shpejt’.

Reuters raporton se shërbimi shëndetësor i Polonisë u sforcua në pranverë nga një valë e tretë e pandemisë, gjatë së cilës rastet ditore tejkaluan 35,000, por autoritetet besojnë se vaksinimet do të ndihmojnë në kontrollin e numrit të infeksioneve këtë vjeshtë.

"Të dhënat e sotme janë një dritë e kuqe që u ndez shumë shpejt," tha Ëaldemar Kraska, një Zvministër i Shëndetësisë, për televizionin publik Polskie Radio 1.

"Ky është momenti i fundit kur duhet të vaksinohemi, sepse vala e katërt definitivisht po përshpejtohet, dhe në ato rajone ku numri i njerëzve të vaksinuar është më i ulëti."

Polonia e ka parë të ngadalësohet, ritmin e programit të saj të vaksinimit muajt e fundit dhe shumë njerëz në rajonet rurale jugore dhe lindore kanë vendosur të mos vaksinohen.

Sidoqoftë, Kraska tha se qeveria nuk po planifikonte t'u kthehej kufizimeve në shkallë të gjerë në jetën publike si gjatë valëve të mëparshme të pandemisë.

"Ne nuk planifikojmë asnjë kufizim në ekonomi, nëse i bëjmë, ne do t'i përcaktojmë ato, në nivelin e qarqeve apo qyteteve," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco