Skandali në Gjermani/ Gazetarja pushohet nga puna pasi gënjeu kur por raportonte  mbi përmbytjet

Skandali në Gjermani/ Gazetarja pushohet nga puna pasi gënjeu kur por raportonte mbi përmbytjet

09:13, 23/07/2021
A+ Aa A-

Një reportere televizive gjermane u pushua nga puna pasi u kap duke lyer veten në baltë para se të filmonte një reportazh në një qytet të shkatërruar nga përmbytjet këtë javë. 

Susanna Ohlen, 39 vjeç u baltos për të pretenduar se kishte dhënë një dorë me përpjekjet për pastrim në Bad Munstereifel pas  përmbytjes së rëndë që mori të paktën 128 jetë në Gjermani.  

RTL.de kishte botuar një artikull me titull 'Pastrimi pas përmbytjes: Prezantuesi i RTL jep një dorë në Bad Munstereifel', i cili paraqiste Ohlen të lyer me baltë.   

Image

Por gënjeshtra e saj nuk zgjati shumë, pasi një përdorues i mediave sociale publikoi videon inkriminuese në internet të enjten (22 korrik). 

Pas kësaj video, kanali gjerman u shpreh:

'Veprimi i reporteres tonë është në  kundërshtim të qartë me parimet gazetareske dhe standardet tona. Prandaj, është pushuar nga puna pasi pamë videon e publikuar në internet'.

Në video shihet qartë teksa Ohlen me një këmishë blu, kapele dhe çizme që përkulet, merr pak baltë dhe lyen rrobat e saj ndërsa ishte e rrethuar nga shtëpitë e dëmtuara nga përmbytjet dhe mbeturinat. 

Ajo përkulet për herë të dytë, kësaj here duke fshirë baltën në fytyrë. 

Ohlen kishte punuar në RTL që nga viti 2008 dhe ka prezantuar shumë programe si Mirëmbrëma RTL, Mirëmëngjesi Gjermani dhe Pikën 12, ndër të tjera. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco