Merkel kritikon ligjin e Hungarisë që ndalon shpërndarjen e materialeve mbi homoseksualitetit në shkolla

Merkel kritikon ligjin e Hungarisë që ndalon shpërndarjen e materialeve mbi homoseksualitetit në shkolla

19:17, 23/06/2021
A+ Aa A-

Angela Merkel kritikoi ligjin e ri të planifikuar të Hungarisë që ndalon shpërndarjen e materialeve mbi homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë në shkolla.

"Unë mendoj se ligji është i gabuar dhe gjithashtu nuk është në përputhje me idetë e mia," tha Merkel në dhomën e ulët të parlamentit gjerman, raporton Reuters.

Bashkimi Evropian gjithashtu reagoi ndaj këtij ligji më herët sot, duke thënë se do të merrte masa sepse beson se miratimi i një rregulloreje të tillë është një turp dhe shkelje e vlerave thelbësore të BE.

Më 15 qershor, anëtarët e parlamentit hungarez miratuan një ligj që ndalon shpërndarjen e përmbajtjes që promovon homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë tek të miturit.

Megjithëse Presidenti hungarez Janos Ader pritet të nënshkruajë ligjin, qytetarët e pakënaqur u mblodhën përpara rezidencës së tij të mërkurën e kaluar për të kërkuar që akti i propozuar nga partia në pushtet Fidesz si një instrument në luftën kundër pedofilisë të anulohej.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco