BE, gati të zgjasë mekanizmin që kufizon eksportin e vaksinave

BE, gati të zgjasë mekanizmin që kufizon eksportin e vaksinave

14:19, 22/06/2021
A+ Aa A-

Qeveritë e Bashkimit Evropian kanë mbështetur një plan për të zgjeruar një mekanizëm që monitoron dhe kufizon potencialisht eksportin e vaksinave Covid nga BE, i tha Reuters një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Vendimi hap rrugën që Komisioni të zgjasë zyrtarisht në ditët në vijim mekanizmin e jashtëzakonshëm deri në fund të shtatorit, tha një zyrtar i BE. Përndryshe mekanizmi do të skadojë në fund të qershorit.

Komisioni i BE e krijoi mekanizmin në fund të janarit në një përpjekje për të frenuar eksportet e vaksinave nga kompanitë farmaceutike që mendohej se nuk po respektonin kontratat e furnizimit të BE.

Mekanizmi ka lejuar eksportin e qindra miliona dozave të prodhuara në BE drejt dhjetëra vendeve në botë. Ai është përdorur për të bllokuar vetëm një dërgesë prej 250,000 dozash AstraZeneca në Australi në mars, pasi firma anglo-suedeze ia ndërpreu furnizimet BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco