Lajmi i fundit

‘Shteti ligjor është thelbësor’/ BE asnjë shenjë për konferencën ndërqeveritare

‘Zhduket’ ajsbergu më i madh i botës

‘Zhduket’ ajsbergu më i madh i botës

14:16, 19/04/2021
A+ Aa A-

A68, njëri prej ajsbergëve më të mëdhenj të botës, tani është thjesht histori.

Gjigandi i akullt pësoi një ndarje në fillim korrikun e 2017-tës. Shkencëtarët që e mbajtën nën vëzhgim thanë se ishte më i madh sesa shteti amerikan i Delaware. A68 kishte një sipërfaqe prej 5,800 km katrorë, dhe një trashësi prej 350 metrash.

Por tani, pamjet satelitorë tregojnë se ai praktikisht është zhdukur, i copëtuar në fragmente aq të vogla sa qendra kombëtare amerikane e akullnajave, thotë se nuk ia vlen më të gjurmohet.

Masa prej akulli triliona tonëshe nuk kishte lëvizur për një vit pas thyerjes së parë që pësoi, megjithatë pastaj nisi të lundronte drejt veriut me shpejtësi të shtuar. Me tej, u shfaq në Atlantikun e jugut, por ndërsa avanconte te dallgët, temperaturat më të larta dhe uji i ngrohtë, bënë që ajsbergu mamuth, të shkrinte ngadalë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco