Ringjallja e gramafonit, shitja e pllakave të vinilit është 3-fishuar

Ringjallja e gramafonit, shitja e pllakave të vinilit është 3-fishuar

16:52, 15/04/2021
A+ Aa A-

Në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, shitja e pllakave të vinilit e ka kaluar numrin e shitjeve të CD-ve dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në Spanjë.

Në spanjë, rritja e kërkesës dhe shitjeve të pllakave të vinilit ka bërë që një grup muzikantësh të hapin fabrikën e parë në Madrid, të këtij lloji që nga viti 1997.

Shitjet e pllakave të vinilit në SHBA e kanë kaluar atë të CD-ve, dhe pritet që edhe Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja të ndjekin shembullin e tyre.

Themeluesit e “MED Vinil Music” vendosën të përfitonin nga ringjallja e këtij formati dhe të hapnin aktivitetin e tyre në dhjetor, në kulmin e pandemisë.

“Çdo gjë duhet ta bëjmë nëpërmjet telefonin, online apo me videokonferenca. Kjo na ngadalësoi shumë”, u shpreh Eugenio Lopez, themelues i “Mad Vinyl Music”.

Makineria që përdorin prodhon 3000 pllaka vinili në ditë. Çdo grup muzikor mund të editojë këngët këtu por pronarët kanë preferencat e tyre. 

“Ne kemi kontaktuar grupet që ne pëlqejmë, shtëpitë diskografike që preferojmë dhe që kanë nën kontratë grupe që ne ndjekim, në mënyrë që të ri-hedhim në treg albumet e tyre”, tha z. Lopez.

Një prej vlerave bazë të kompanisë është kujdesi mbi ambientin, kështu që të gjithë mbetjet plastike riciklohen atje.

Në Spanjë, shitjet e vinilave janë trefishuar në katër vitet e fundit, ndërsa shitjet e CD-ve janë përgjysmuar gjatë kësaj periudhe.

“Keni CD-të, që futen në një kuti të vogël dhe që luan muzikë dixhitale, dhe mund ta doënload-osh dhe tingëllon pak a shumë njësoj. Nga ana tjetër ke këtë objekt, që janë vinilat, ku hitet dhe këngët më të njohura të epokës së artë të muzikës janë regjistruar: rock dhe Jazz janë regjistruar në Vinila, jo në CD”, u shpreh pronari i dyqanit të vinilave “Bajo El Volcan”, Fernando Velasco.

Edhe cover-at e albumeve janë një atraksion i madh, por ka më shumë se kaq.

Një gjë është shumë e qartë për të apasionuarit:

“Një gramafon me një sistem të mirë audio është i pavdekshëm”, tha z. Velasco.

Pavarësisht rritjes së shitjeve të pllakave të vinilit dhe romantizmin që ato përfaqësojnë, muzika e marrë online përbën 80% të tregut muzikor

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco