Lajmi i fundit

EMRI/ Kush është 45-vjeçari që humbi jetën pas aksidentit me motor, i dënuar për vrasje e trafik droge

Zbuten kufizimet në Itali, Milano nuk është më zonë e kuqe

Zbuten kufizimet në Itali, Milano nuk është më zonë e kuqe

20:23, 13/04/2021
A+ Aa A-

Pjesa më e madhe e veriut industrial të Italisë, qe është edhe më i prekuri nga pandemia, nuk do të jetë më zonë e kuqe, ku qytetarët mund të dalin nga banesa vetëm për punë apo për arsye të rëndësishme.

6 rajone të Italisë kalojnë në zonën portokalli, ku kufizimet ndaj bizneseve dhe lëvizjeve janë më pak strikte. Dyqanet jo të domosdoshme lejohen të rihapen por baret dhe restorantet do të vazhdojnë të ofrojnë vetëms hërbimet takeaway dhe delivery.

Edhe pse fituan pak nga liritë e tyre, qytetarët e Milanos shprehen të shetësuar për strategjinë e ngadaltë të vaksinimit në vend.

Ndërsa në vende si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara po u jepet prioritet të moshuarve, fushata e çrregullt e imunizimit në Itali po lejon që profesionistët, të tillë si avokatë, juristë dhe profesorë të kryesojnë radhën ne shumë rajone.

Dështimi në përshpejtimin e vaksinimit ka kushtuar mijëra jetë njerëzish sipas ekspertëve, dhe ka nxitur zemërim ndaj sistemit të fragmentuar shëndetësore sipas të cilit, rajonet marin shumicën e vendimeve dhe qeveria qendrore e ka të vështirë të imponojë një strategji të qartë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco