Përkeqësohet shëndeti i Navalnyt në burgun rus

Përkeqësohet shëndeti i Navalnyt në burgun rus

10:03, 25/03/2021
A+ Aa A-

Shëndeti i kritikut të Kremlinit Alexei Navalny po përkeqësohet ndërsa ai vuan dënimin e tij me burg në rusi, kanë thënë avokatët e tij.

Navalny u dënua me një burg muajin e kaluar për shkeljen e kushteve të provës ndërsa ishte duke u rikuperuar nga një sulm i agjentit nervor në Gjermani.

Ai po vuan dënimin në një burg, rreth 85 kilometra në lindje të Moskës, e njohur për kushtet e saj të vështira të paraburgimit. Më parë këtë muaj, Navalny e përshkroi atë si një "kamp përqendrimi" .

Avokatët e Navalny thanë në një deklaratë të lëshuar të Mërkurën në një postim në Facebook nga aleati i tij i ngushtë Leonid Volkov se që nga fundi i javës së kaluar figura e opozitës ka përjetuar "dhimbje të forta në shpinë", "nuk mund të qëndrojë në këmbë" dhe i ka rënë të fikët.

"Ne besojmë se ai mund të jetë në një spital burgu tani dhe administrata e IK-2 mund të përpiqet ta fshehë këtë fakt," shtuan ata.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco