BE e shpall veten “zonë lirie për LGBTIQ-të”

BE e shpall veten “zonë lirie për LGBTIQ-të”

10:05, 15/03/2021
A+ Aa A-

Me një shumicë prej 492 pro ndaj 141 votave kundër dhe 46 abstenimeve, eurodeputetët në Bruksel votuan në favor të një rezolute për ta shpallur Bashkimin Evropian “zonë lirie për LGBTIQ-të”.

Shkak për këtë reagim si dhe për rezolutën u bë ndër të tjera Polonia me traditën e saj të fortë katolike konservatore, ku që nga viti 2019 rreth 100 komuna e shpallën veten si zona “pa LGBTIQ”. Partia nacionaliste e djathtë PiS ankohet  rregullisht për një “ideologji LGBTIQ-iste” që ushqehet nga “eurokratët” e Brukselit dhe që drejtohet kundër traditave dhe vlerave polake.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe komisarja për barazinë Helena Dalli, e përshëndetën rezolutën, duke thënë se “BE duhet të jetë një zonë  lirie për të gjithë ne, pa përjashtim.”

Kritikë që pritej

Grupet parlamentare të socialdemokratëve, liberalëve dhe të demokristianëve e përshëndetën rezulutën. Kurse konservatorët e djathtë dhe partitë nacionaliste të djathta e kritikuan atë duke i akuzuar partitë e tjera për ideologji të majtë dhe propagandë.

Eurodeputeti i partisë polake PiS, Ryszard Legutko e quajti rezolutën “absurde” dhe Parlamentin e BE-së një “makineri të madhe ideologjike”. Politika familjare është ekskluzivisht kompetencë kombëtare e vendeve të BE-së dhe komunat polake kanë të drejtën e tyre për të mbrojtur familjen tradicionale dhe për të refuzuar “indoktrinimin” e fëmijëve me “absurditete” të teorive gjinore, tha ai. /DW

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco