Tërmet i fuqishëm godet Zelandën e Re, autoritetet japin alarmin për cunami

Tërmet i fuqishëm godet Zelandën e Re, autoritetet japin alarmin për cunami

15:45, 04/03/2021
A+ Aa A-

Një tërmet me madhësi 6.9 tronditi sot bregun lindor të Zelandës së Re. Një alarm tsunami u dha për tërmetin.

Sipas GeoNet, epiqendra e tërmetit është 100 kilometra në lindje të qytetit Te Araro. Tërmeti ishte në një thellësi prej 94 kilometrash.

Një numër i madh i njerëzve që raportuan se e ndien tërmetin pretendojnë se tërmeti i zgjoi, raporton Jutarnji list. Ata tregojnë se dridhja zgjati për ca kohë.

Njerëzit që jetojnë në ishullin e Veriut kanë marrë një paralajmërim. Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave ka lëshuar një paralajmërim duke i nxitur ata të lëvizin në tokë më të lartë.

Nuk ka informacion tjetër për dëmet e mundshme materiale dhe dëmtimet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco