Hipopotamët e Pablo Escobar duhen vrarë, po shkaktojnë katastrofë: shkenca jep alarmin

Hipopotamët e Pablo Escobar duhen vrarë, po shkaktojnë katastrofë: shkenca jep alarmin

14:27, 10/02/2021
A+ Aa A-

Kafshët e mëdha të braktisura në kopshtin zoologjik në plantacionet e lordit të drogës kolumbiane janë të dashura për vendasit, por numri i tyre i madh po kërcënon mjedisin.

Hipopotamët e importuar në mënyrë të paligjshme në Kolumbi për kopshtin zoologjik privat të Pablo Escobar janë bërë të egër në fshatin e harlisur tropikal dhe duhet të vriten para se prania e tyre  pushtuese të fillojë të zhdukë florën dhe faunën indigjene, paralajmëruan shkencëtarët.

Një nga ekstravagancat më të mëdha të lordit famëkeq të drogës qe  grumbullimi i një koleksioni hipopotamësh, kangurësh, gjirafash, elefantësh dhe kafshësh të tjera ekzotike në plantacionin e tij të fortifikuar ku ai themeloi perandorinë më të madhe të kokainës në botë në vitet 1980.

Kur ai u qëllua dhe u vra nga policia në vitin 1993, shumë nga kafshët u morën ose ngordhën.

Por hipopotamët u braktisën nëpër Hacienda Napoles për shkak të kostos dhe çështjeve logjistike që lidheshin me transportimin e kafshëve të mëdha dhe dhunës që pllakosi zonën në atë kohë.

Përpjekjet e qeverisë për të kontrolluar riprodhimin e tyre nuk kanë patur ndonjë ndikim real në shtimin e popullsisë, me numrin e hipopotamëve në rritje në tetë vitet e fundit nga 35 që ishin deri në  65 e 80.

Një grup shkencëtarësh po paralajmërojnë tani se hipopotamët paraqesin një kërcënim të madh për biodiversitetin e zonës dhe mund të çojnë në përballje vdekjeprurëse me njerëzit. Ata thonë se hipopotamët duhet të vriten ose ndryshe numri i tyre mund të arrijë në 1500 deri në vitin 2035.

"Unë besoj se kjo është një nga sfidat më të mëdha të specieve pushtuese në botë", tha Nataly Castelblanco-Martínez, një ekolog në Universitetin e Quintana Roo në Meksikë dhe autori kryesor i studimit të grupit.

Ideja e vrasjes së tufës tashmë ka marrë kritika. Ka pasur një protestë vite më parë kur tre hipopotamë iku nga kompleksi Escobar dhe njëri u vra nga gjuetarët.

Banorët e zonës i duan hipopotamët si të tyre, pjesërisht për shkak të dollarëve që fitojnë nga turistët tek enden në parkun e parkut dhe zonën përreth.

Shkencëtarët filluan të punojnë mbi parashikimin e popullsisë së hipopotamëve në vitin 2020, pasi njëra nga kafshët ndoqi nga pas dhe e plagosi rëndë një fshatar.

Studimi i tyre u botua në revistën Biological Conservation në janar.

Një studim tjetër në vitin 2020 nga studiuesit në Universitetin e Kalifornisë San Diego zbuloi se hipopotamët po ndryshojnë cilësinë e ujit në të cilin ata kalonin shumë kohë  dhe lëshonin jashtëqitjen. Ndërsa popullsia e tyre vazhdon të rritet, ata mund të detyrojnë që të zhvendosen kafshët vendase si lopët e detit, tha Castelblanco-Martinez.

Hipopotamët mbarështohen mirë  në rajonin pjellor që shtrihet midis Medellín dhe kryeqytetit të Kolumbisë, Bogota. Ata jetojnë në zonën përreth Rio Magdalena - lumi Misisipi i Kolumbisë - duke kaluar ditën më së shumti në liqene dhe rrugët ujore dhe natën duke bredhur në kullota me bar të pafund. Ndryshe nga Afrika e tyre, toka amtare, ata nuk kanë grabitqarë natyralë në Kolumbi.

“Rreth 10 vjet më parë kemi kuptuar se kemi një popullsi gjigande hipopotamësh. Ne filluam të mësonim se si ishte shtuar kjo popullsi, për të parë në kishte një zgjidhje të menjëhershme, ”tha David Echeverri-Lopez, një studiues në agjencinë rajonale të mjedisit që mbikëqyr hipopotamët. "Dhe vërtet filluam të kuptojmë dimensionet e vërteta të problemit."

Ndërsa Echeverri ra dakord se heqja e hipopotamëve do të ishte zgjidhja më e mirë, ai tha se personaliteti aq  manjetik i këtyre kafshëve dhe ndalimi nga qeverisë për t'i gjuajtur ato, e komplikuan çështjen.

Qeveria ka provuar sterilizimin por është një proces kompleks dhe i shtrenjtë. Së pari një kafshë duhet të mashtrohet për të hyrë në një vagon të madh metalik për t'u qetësuar. Pastaj një ekip ekspertësh të botës së egër duhet të kalojnë rreth tre orë duke prerë lëkurën e trashë të kafshës dhe duke u përpjekur të gjejnë organet e saj riprodhuese.

"Komuniteti na mban nën vëzhgim për t'u siguruar që ne po sterilizojmë [hipopotamin] dhe nuk po bëjmë asgjë tjetër," tha Gina Serna-Trujillo, një veterinare që ka kryer disa nga sterilizimet. "Ata i duan ata."

Castelblanco e kupton joshjen ndaj  hipopotamëve, madje edhe përshkrimin e një hipopotami si "gjëja më e bukur në botë", por tha që diskutimet mbi të ardhmen e tyre në Kolumbi nuk duhet të drejtohen nga ndjenjat e ngrohta që krijojnë kafshët.

"Ti as nuk mund të flasësh për vrasjen e  hipopotamëve,  sepse refuzimi është tronditës. Të quajnë vrasës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco