Babai e dënoi se u largua nga shtëpia, adoleshenti vret 6 familjarët e tij/ Mes viktimave 1 vajzë shtatzënë

Babai e dënoi se u largua nga shtëpia, adoleshenti vret 6 familjarët e tij/ Mes viktimave 1 vajzë shtatzënë

17:44, 29/01/2021
A+ Aa A-

Një adolëshent 17-vjeçar është shpallur fajtor dhe akuzohet për  vrasjen e gjashtë pjesëtarëve të familjes së tij, përfshirë edhe një vajzë shtatzënë.

Sipas raportimeve, ngjarja e rëndë ndodhi ditën e dielë në bllokun 3500 të Adams Street, në Indianapolis.

I akuzuari është Raymond Childs III, 17 vjeç. Fatmirësisht si pasojë e ngjarjes së rëndë ka arritur të shpëtojë vetëm një vëlla i Raymond, i cili arriti të arratisej i traumatizuar.

Ai po akuzohet si i rritur “për shkak të moshës së tij dhe pretendimit të vrasjes”, sipas një deklarate nga zyra e prokurorit.

Childs përfaqësohet nga Agjencia e Mbrojtjes Publike të Qarkut Marion, e cila nuk pranoi të komentonte mbi akuzat, raporton CNN.

“Ne synojmë të kërkojmë drejtësi për viktimat dhe ta bëjmë atë në mënyrë që të respektohet procesi”, tha prokurori, Ryan Mears.

Kjo ngjarje është ngjarja më e rëndë dhe me më shumë viktima në 10 vitete fundit, tha të dielën Shefi i Policisë së Metros Indianapolis, Randal Taylor.

Childs dyshohet se vrau anëtarët e familjes së tij pasi babai i tij e ndëshkoi atë për “largimin nga shtëpia pa leje”, sipas dosjes që zotëron Gjykata.

Childs dyshohet se qëlloi dhe vrau vëllanë e tij Elijah, më pas qëlloi babanë e tij, Raymond Childs, Jr dhe njerkën Kezzie Childs.

Detektivët gjetën gjithashtu motrën e tij të vdekur 13-vjeçare. E dashura shtatzënë e Elijah, Kiara Haëkins, u shpall e vdekur në spital, e fundit kjo që ishte edhe shtatzënë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco