ISIS merr përsipër masakrën e ndodhur në Bagdad

ISIS merr përsipër masakrën e ndodhur në Bagdad

09:19, 22/01/2021
A+ Aa A-

Grupi militant Shteti Islamik tha se qëndron pas sulmeve me bomba që kanë tronditur të enjten Bagdadin, duke vrarë së paku 32 persona dhe lenë të plagosur mbi 100.

Në shënjestër kanë qenë myslimanët shiitë. Amaq tha në llogarinë e saj në aplikacionin Telegram se dy pjesëtarë të Shtetit Islamik kanë hedhur veten në erë.

Sulmet kanë qenë më vdekjeprurëset në kryeqytetin irakian që nga  viti 2018.

Ato kanë ndodhur në një treg në sheshin Tajaran, i cili ishte i mbushur me njerëz, pas pothuajse një viti kufizimesh të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sulmet vetëvrasëse kanë qenë të shpeshta në Bagdad gjatë luftimeve sektare, që kanë pasuar pushtimin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në vitin 2003. Më vonë, kur grupi militant Shteti Islamik ka fituar kontrollin mbi pjesë të mëdha të Irakut, militantët e tij gjithashtu kanë pasur në shënjestër Bagdadin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco