Dita e Inagurimit të Biden: sa njerëz do të marrin pjesë në ceremoni?

Dita e Inagurimit të Biden: sa njerëz do të marrin pjesë në ceremoni?

06:44, 20/01/2021
A+ Aa A-

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden dhe Zëvendës Presidentja e Zgjedhur Kamala Harris do të betohen të mërkurën në një ceremoni Inauguruese jashtëzakonisht të kufizuar, prej pandemisë në vazhdim të  të koronavirusit dhe shqetësimeve të intensifikuara në lidhje me sigurinë.

Komiteti përurues po "i inkurajon fuqimisht" njerëzit që të mos marrin pjesë personalisht në ngjarje - dhe në vend të kësaj ta ndjekin në transmetimin virtual të drejtpërdrejtë.

Stendat e shikimit nuk do të bëhen të disponueshme, ndërsa darkat dhe ballot janë anuluar.

Biletat zyrtare për ngjarjet e inaugurimit shpërndahen zakonisht nga zyrat e kongresit, pa pagesë. Gjatë një viti tipik, anëtarët zakonisht marrin rreth 200,000 për t'u dhënë zgjedhësve, siç raportohet nga USA Today.

Por këtë vit anëtarët janë të kufizuar në biletat, vetëm sa për vete dhe një të ftuar, që do të thotë se asnjë biletë nuk do të jetë në dispozicion për zonat elektorale.

Në përgjithësi, Ëashington Post vlerësoi se rreth 2,000 njerëz do të marrin pjesë në ngjarje, duke përfshirë 200 anëtarë "VIP" - ose familjet e presidentit të zgjedhur dhe nënkryetarit të zgjedhur, të udhëheqjes së kongresit dhe të disa diplomatëve.

Për krahasim, më shumë se 500,000 njerëz pritej të kishin marrë pjesë në inagurimin e Presidentit Barack Obama në vitin 2009.

Presidenti Trump nuk do të jetë midis të pranishmëve, por shumë udhëheqës të tjerë të profilit të lartë do të jenë atje, duke përfshirë ish-presidentët Barack Obama, George Ë. Bush dhe Bill Clinton, përveç grave të tyre,  ish-Zonjat e Parë - Michelle Obama, Laura Bush dhe Hillary Clinton.

Ndërkohë, rreth 25,000 anëtarë të Gardës Kombëtare kanë ardhur në Uashington nga i gjithë vendi - të paktën dy herë e gjysmë më shumë se numri i inaugurimeve të mëparshme.

 Të famshëm, përfshirë Jennifer Lopez dhe Lady Gaga, pritet të interpretojnë.

25,000 trupat e Gardës Kombëtare që vijnë në Uashington po i nënshtrohen një procesi verifikimit nga FBI ndërsa zyrtarët shqetësohen për një sulm të mundshëm brenda Inaugurimit, pas rrethimit në Capitol Hill më parë këtë muaj.

Shërbimi Sekret është përgjegjës për sigurinë e ngjarjeve, por ka një larmi të gjerë të personelit ushtarak dhe të zbatimit të ligjit, duke filluar nga Garda Kombëtare dhe FBI te Departamenti i Policisë Metropolitane të Uashingtonit, Policia e Kapitolit të SHBA dhe Policia e Parkut të SHBA. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco