‘Ne e morëm vaksinën të parët sepse jemi më të mirë se ju’

‘Ne e morëm vaksinën të parët sepse jemi më të mirë se ju’

13:36, 03/12/2020
A+ Aa A-

Britania u bë i pari vend perëndimor që miraton përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit, duke shkaktuar jo pak reagime nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Daily Mail, BE dhe SHBA kanë rezervuar kritika për shpejtësinë me të cilën Britani e miratoi vaksinën e Pfizer dhe Biontech. Ata madje kanë ngritur pikëpyetje për vendimin e marrë nga Agjencia Rregullatore Britanike për Shëndetin dhe Ilaçet.

Mes kritikëve është edhe amerikani Anthony Fauci, i cili tha se “nëse vepron shpejt dhe në mënyrë sipërfaqësore, njerëzit nuk do të duan të vaksinohen”.

Kurse Agjencia Europiane e Ilaçeve tha se duhet një kohë e caktuar dhe një nivel i lartë provash përpara se të jepet autorizimi i përkohshëm.

Por politikanët dhe shkencëtarët britanikë kanë reaguar, duke thënë se të tjerët janë xhelozë për shpejtësinë me të cilën lëvizi Britania. Numri dy i mjekësisë në Britani, Jonathan Van-Tam tha se në SHBA dhe BE po justifikojnë faktin që kanë ngecur mbrapa.

Kurse ministri i Arsimit, Gavin Williamson tha e Britania thjesht është një vend më i mirë se rivalët e saj.

“Epo unë thjesht mendoj se në këtë vend kemi njerëzit më të mirë dhe pa dyshim që kemi rregullatorin shëndetësor më të mirë, shumë më të mirë se francezët, shumë më mirë se belgët, shumë më mirë se amerikanët. Kjo nuk më befason sepse ne jemi vend shumë më i mirë se secili prej tyre,” tha ai në mënyrë befasuese.

Brenda pak orësh pritet që në Britani të mbërrijnë dozat e para të vaksinës, që janë nisur nga Belgjika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco